Focus News / Deputetja socialiste, Arta Dade, ka tërhequr kandidimin e saj për anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo tha se vendimi i saj është një protestë për mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste. Dade ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Kryesisë së PS.
“Nuk jam dakord me këtë mënyrë drejtimi të PS. Në zhvillimet e fundit parimet e PS-së kanë rënë ndesh me parimet e mia”, tha Dade.
Ndërkohë Mimoza Hafizi, deputetja që përkrah deputetin Ben Blushi në lëvizjen e tij për demokratizimin e PS, tha se ky veprim i Dades është një akt fisnik.