Ndodh edhe kjo, nuk është shaka, por është prej verteti…
Ky është greku që mbron të drejtat e njeriut për më shumë se 20 vjet në Greqi, por sot ka zenë karrigen e presidentit, një nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ( Federata Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut ( FIDH).”Ne duhet të shkojnë në ofensivë për të ruajtur të drejtat e njeriut” ka theksuar D. Christopoulos. Ai ka udhëhequr Unionin Grek për të Drejtat e Njeriut nga viti 2003 deri në vitin 2011 dhe më pas nënkryetar i FIDH, z Christopoulos është marrë tërësisht me efektet e krizës ekonomike dhe masat shtrënguese të drejtave të njeriut në Greqi, por përjashto komunitetin. shqiptar…
I angazhuar në fushën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nga ana e tij nuk ka pasur asnjë prononcim përsa i përket padrejtësive që janë bërë ndaj emigrantëve të pafajshëm shqiptar , të cilët nuk kanë patur asnjë lidhje me krimin. Nuk i ka rënë në sy keqtrajtimet apo vrasjet e një pas njëshme të shqiptarëve në Greqi.
Por me gjithë atë i urojmë punë të mbarë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.