Greqi, zhduket edhe një shqiptar tjetër në rajonet e policisë ?

740

dhuna sotFatkeqësisht mësohet se edhe një tjetër shqiptar figuron i zhdukur në ambientet e policise në Athinë.

Ky sinjalizim ka ardhur pak ditë më parë në “FocusNews” nga një emigrant shqiptar. Për këtë dje shkuam në Ambasadën tone në Athinë për të komunikuar me përfaqësuesin e policisë shqiptare, për të vertetuar se sa i vertetë është ky sinjalizim, por përfaqësuesi i policisë shqiptare ishte me leje.

Sipas emigrantit shqiptar, ngjarrja ka ndodhur në një nga rajonet e policisë në Athinë, ku policia kishte ndaluar dy shtetas shqiptar për vjedhje, por vetëm njeri doli nga ambientet e policisë, ndërsa tjetri është zhdukur pa lënë gjurmë.

“Focus News” i vetëm ka ditë që po verifikon këtë sinjalizim. Urojmë që të mos jetë edhe ky një rast i vërtetë !

Për këtë nga ana jonë i kërkojmë shtetit shqiptar angazhimin e tij të plotë për të verifikuar edhe këtë rast…