Presidenti amerikan Barak Obama do të vizitojë Greqinë më 14 dhe 15 nëntor, pak para se të vizitojë Gjermaninë për të marrë pjesë në një konferencë. Informacion për vizitën e Obamës në Athinë akoma nuk është konfirmuar “për momentin”, nga kryeministria greke, por janë mediat vendase ato që “zyrtarizojnë” këtë vizitë. Nëse informacioni është i saktë, atëherë qeveria duhet të presi nga presidenti amerikan një ndihmë në Athinë, për çështjen e borxhit, pasi do të ndjekë takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kujtojmë se më 8 nëntor SHBA bëjnë zgjedhjn e presidentit të ri. / focusnews.al/