Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se kërkon të bindë skeptikët mbi realitetin e ndryshimeve klimatike, ndërsa presidenti amerikan, skeptik ndaj kësaj çështje, Donald Trump kërcënon me largimin e tij nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën.
“Jam e bindur, dhe qeveria gjermane gjithashtu, se nuk mund të nxjerrim më justifikime, mbrojtja e klimës na përfshin të gjithëve”, deklaroi në Berlin, Merkel në ditën e dytë dhe të fundit të “Dialogut të Petërburgut”, takim mbi klimën që këtë vit do të mbledhë bashkë 35 shtete.
Këto bisedime informale u nisën në 2010, një vit pas dështimit të samitit të Kopenhagës. Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur të pacënuar frymën e marrëveshjes së Parisit mbi klimën, nënshkruar në fund të 2015 nga 196 vende, përfshirë SHBA, në atë periudhë nën drejtimin e Barack Obamës, kancelaria deklaroi se do të përpiqej ende për të bindur skeptikët.
“Në këtë pikë, mbetet ende punë”, u shpreh ajo, pa përmendur SHBA apo presidentin Donald Trump./atsh/