Athina dhe Berlini përfunduan në një marrëveshje mbi çështjen e riatdhesimit të refugjatëve të regjistruar në sistemin Eurodac në Greqi, tha zëdhënësja i Ministrisë se Brendshme Gjermane Znj.Eleonore Petersman.
“Ne kemi rënë dakord me Greqinë. Ministritë e Brendshme (kanë rënë dakord) dhe ne jemi duke u përballur me integrimin e menjëhershëm. Vetëm një shkëmbim përfundimtar letrash është në pritje.Kjo marreveshje ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit të cilët ndodhen në kufirin gjermano-austriak dhe kanë aplikuar për azil në një vend tjetër, “të ashtuquajturat raste të Eurodacit”, siç shpjegoi ajo, duke iu referuar afatit kohor në të cilin për të rifilluar, ai vuri në dukje se ajo është vetëm 48 orë.
Por nje marreveshje e tille te riatdhesimit per emigrantet qe vijne nga vendet ballkanike ne drejtim te vendit tone, sidomos nga Greqia ende nuk po shihet nga shteti shqiptar, pasi rruga me e lehte nga qeveria shqiptare eshte magazinimi i emigranteve ne kampet e ngritura ne Shqiperi. Theksohet se Greqia i kthen vendit tone mesatarisht 800-1000 shqiptare ne muaj…