Greqi/ Pasi ka folur për telvizionin Fax News për padrejtësitë që po i bëhen nga drejtësia greke, Shaban Veizi është thirur menjëherë në drejtorinë e burgut në Hania, ku edhe i kanë njoftuar se i është privuar dhënias e lejes. I dënuar me burgim të përjetëshëm nga drejtësia greke për trafikim te 16 kg. kanabis më 2004, sot shqiptari 54 vjeç është përballur dy herë me drejtësinë vendase më 15 maj dhe 18 shtar te 2019 pa avokat. Nga burgu ai ka kërkuar autoriteteve shqiptare qe te jene prezence për te parë se si gjykohen shqiptaret. Dhe keshtu ndodhi më 18 shtator ku shqiptari u gjykua i fundit ne nje sallë te boshatisur i vetem dhe pa avokat, duke mos e lënë të flasë jo më shumë se tre minuta…
Por menjëherë pas një intervistë të dhënë për televizionin FAX NEWS, gardianët kanë kontrolluar qelinë e tij ku i kane sekuestruar telefonin dhe më pas i është komunikuar heqja e lejes qe u jepet të dënuarit.