Shqiptari në hetuesi, fshehu të ardhura prej 685,000 €

Aktualitet

Greqi / Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është akuzuar për shmangie nga taksat, i cili tani do të kalojë derën e hetuesit në ishullin e Rodos.

Çështja u paraqit para drejtësisë pas një procesi gjyqësor të ngritur nga Zyra e Taksave kundër 49-vjeçarit profesionist me punë të pavarur.

Sipas kësaj, shqiptari akuzohet se ka paraqitur një deklaratë të taksës mbi të ardhurat, nga 1 Janari 2009 deri më 31 Dhjetor 2009 duke fshehur të ardhura neto prej 685,000 euro dhe taksën që i atribuohet atyre të ardhurave që arrijnë në 685,000 euro dhe taksa mbi ato të ardhura arrin në 265,000 euro.