Biologu Ethem Ruka ka analizuar situatën në vend nga pandemia pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ditën e sotme janë konfirmuar 34 raste të reja me COVID-19.
“Sot situata njohu një përkeqësim domethënës. Numri i të infektuarve është më i larti që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
Përqindja e të infektuarve u rrit me 2%, ndërsa ajo e të shëruarve u pakësua me 2%. Kjo situatë kërkon një analizë të veçantë dhe masa shume energjike.
Nëse vazhdohet kështu edhe në ditët në vijim situata mund të përkeqësohet edhe më tej dhe ajo që na pret nuk do të jetë asgjë në raport me ditët e javët që kemi kaluar”, shkruan Ruka.