Duhej shkarkimi i Adrianës Hobdari që ambasada jonë të rikthehej në identitetin e saj, të kthehej atje ku emigrantët prisnin prej shumë vitesh. Ardhja e ambasadores Hajdaraga u ka kthyer buzëqeshjen emigrantëve tanë. Tashmë atë e gjen në spitale dhe në takime të ndryshme duke ndjekur nga afër një nga një problemet më shqetësuese të emigracionit.e
Zoti e bekoftë.
Ja çfarë shkruan në një njoftim ambasada jonë në Athinë për këtë Zonjë të palodhur gjatë vizitës së dytë në spitalin ku po kurohet fëmija 14-vjeçar I plagosur nga termeti që shkundi ishullin Samos.
“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”.
“Focus News” i uron suksese znj. Ambasadore në ushtrimin e detyres me shumë përkushtim dhe dinjitet dhe shërim të shpejt për Erikon!
Përgëzime për fillimin e mbarë të punës suaj.
Respekte…