Kjo është gjëndja aktuale që po kalon ky vend.
Greqia po regjistron një rritje të shpejtë, ku në një javë intubacioni u rrit me 72%. Dita më e rëndë e pandemisë ishte e diela, pasi 71 pacientë humbën jetën nga koronavirusi, domethënë tre vetë vdisnin çdo orë.
Dje u regjistuan 1,698 raste të reja, 435 prej tyre në Selanik dhe 405 në Atikë, por numri i të vdekurve dhe intubuarve është një shqetësim i madh. Në një javë, intubimi nu rrit me rreth 72%, pasi 164 pacientë me koronavirus u intubuan në shtatë ditët e fundit.
Në mbarë Greqinë 3,000 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar me Covid-19 dhe shumica e tyre janë midis 35-55 vjeç.