Sot (16/08/2020), hyn në fuqi karantina e detyruar për emigrantët që vijnë në Greqi

376

Nga dita e sotme shteti Grek nis regjimin e ri për të gjithë shtetasit shqiptar që do të kalojnë pikat kufitare për në drejtin të vendit fqinj. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë nga autoritetet greke, nga data 16 gusht do të fillojë karantina e detyrueshme për 1 javë për të gjithë ata që futen në shtetin helen.

Karantina e detyrueshme do të jetë 1-javore, ndërsa në orën 22.00 pikat kufitare me Greqinë do të mbyllen. Ndërsa radha e shqiptarëve vijon, edhe pse është zvogëluar numri i personave që presin për të kaluar pikat kufitare. Deri më tani bëhet me dije se radha e automjeteve është ulur dhe aktualisht është rreth 4 kilometra.

Mësohet se 700 persona dhe 320 automjete kanë kaluar gjatë natës nga ora 00:00 deri në 06:00, në pikën kufitare të Kakavijës.

Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00.