Shqiptari kandidat për Parlamentin grek

Greqi Kryesore

 

Më 25 janar populli grek do të përballet në zgjedhjet e parakohshme, në një kohë që vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe politike. Partia Nea Dhimokratia ( Demokracia e Re) që drejton vendin vjen në këtë fushatë elektoriale e njohur me pikpamje të djathta ekstremiste, me violinën e saj të njohur kundër integrimit të emigrantëve me akuzat nga më të ndryshme. Por në të njëjtën kohë partite e majta kanë përfshirë në gjirin e tyre emigrantë shqiptarë për kandidat në Parlamentin vendas. Partia e sapo krijuar nga Jorgo Papandreu “Lëvizja Demokratët Socialistë” ka përfshirë në gjirin e saj edhe tre emigrantë shqiptarë, ndërmjet tyre Pavllo Sota, emigrant që nga vitet 1991. Emigrantët tanë të cilët kanë të drejtë vote, kanë rastin më të mire për të votuar Pavllo Sotën, një nga figurat më të respektuara në komunitetin shqiptar.

 

Ja si shprehet Pavllo Sota për gazetën Focus news:

Që në fillim desha të theksojë se është një fitore edhe për komunitetin shqiptar kur shikon se përkrah politikaneve vendas për kandidim ka edhe emigrantë shqiptarë të cilët kanë fituar më parë shtetësinë greke. Ishte program i kësaj partie që më bëri të vendos të kandiduar me këtë parti të drejtuar nga Jorgo Papandreu. Ju them se kam bindjen e plotë, ashtu siç e ka treguar edhe më pare se ishte dhe është e vetmja force politike që ka mbrotur dhe mbron të drejtat e emigrantëve dhe integrimin e tyre. Pra personalisht bëra një zgjidhje të drejtë, pasi vetë jam emigrant. Është  nder dhe një vlerësim i madh që u bëhet emigrantëve shqiptar, por dhe një nder për mua personalisht si emigrant të kandidoj për deputet në Parlamenti Grek në emblemën e partisë “Lëvizja Demokratike Socialiste” drejtuar nga Jorgos Papandreut, i cili ka fituar simpatinë e mbarë emigrantëve shqiptarë. Kjo më bën më të forte se kurrë në këtë garë politike, me shpresë për të çuar në Parlament zërin e emigrantëve, hallet dhe problemet apo padrejtësitë. Është një rast i mire që emigrantët shqiptarë të kenë përfaqësues të tyre dhe kjo arrihet në sajë të një mirkuptimi nese ata të cilët kanë të drejtë më votojnë mua.pavllo jorgo

Përsa I përket figures së kryetarit të partisë z. Jorgo Papandreu ka qenë gjithmonë përkrahës i të drejtave të emigrantëve, duke luftuar në parim dhe praktikë për të eliminuar dallimin racial dhe social ndërmjet emigrantëve dhe vendasve. Ishte inisiativa e tij e pare si kryeministër që miratoi ligjin 3838/2010 për dhënien e nënshtetësisë greke emigrantëve dhe fëmijëve të tyre, por që më pas siç dihet ky ligj u shfuqizua nga kryeministri aktual z.Andoni Samaras.

Sot në këto ditë fushate kërkojë mbështetjen në këtë përpjekje, ku personalisht e konsideroj një përpjekje historike, me qëllim që të ndigjohet zëri i emigrantëve në Parlamentin Grek. Nga emigrantët në këto moment kritike u kërkojë që të më mbështesin me votën e tyre, të mbështesin këtë parti dhe zotin Jorgo Papandreu si e vetme që do të përfaqësojë të drejtat tona në parlament.pavllo ne focus