Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga policët. Në rrjetin social Facebook në një postim nënvizon se shteti policor është fytyra e vërtetë e Ramës dhe Tahirit. Rama dhe Tahiri sapo erdhën në pushtet për të hapur akset e drogës shkrinë policinë rrugore dhe e zëvendësuan atë me trafikantë.
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
Këta nuk janë policë. Këta janë fytyra e vërtetë e Ramës dhe Tahirit, janë gangsterë, çunat e krimit!! Të dashur miq, pamje tronditëse paraqiten këto kohë në media, skena tipike të shtetit policor në të cilat policë me uniformë që përfaqësojnë shtetin gjuajnë në mes të rrugëve me grushta, shuplaka, shqelma si gangesterë të vërtetë qytetarë për kundravajtje. Pak ditë më parë pamë rastin e një zonje në Tirane, dje dhe sot mediat raportuan rastet të tjera të keqtrajtimit të qytetarëve nga çunat e krimit, fytyra e vërtetë e Ramës dhe Tahirit në qytetet e Kavajës dhe Korçës. Kjo është dëshmi tjetër e shtetit policor të Edvin Kristaq Ramës dhe neo-bllokmeneve, të cilët sapo erdhën në pushtet për të hapur akset e drogës shkrinë policinë rrugore dhe e zëvendësuan atë me trafikantë, delinkuente, si këta që rrahin njerëz në rrugë!