Turp! Policia tallet me një 86 vjeçare

Aktualitet

plaka e vogel 55Drejtësia shqiptare nga më të korruptuarit e të korruptuarve vazhdon të përbëjë një shqetësim mbarë kombëtar, me parimin se kush vjedh miliarda qendron në arrest shtepie, ndërsa fukarrenjë që vjedhin energji nga skamja i fut burg.Por sikur të mos mjaftojë kjo ende shfaqen sjellje të pajishme nga uniformat blu, pasi kjo uniformë thua se i ka veshur me pushtet këta injorantë. Por rasti i mëposhtëm përbën një shqetësim shoqëror.

Hatire Piciri, 86 vjeçe është një ndër akuzuarit që janë të pandehur aktualisht në Gjykatën e Tiranës për vjedhje të energjisë elektrike. E moshuara që jeton vetëm në Tiranë dhe duket se ka probleme me kujtesën, akuzohet se në daten 30 tetor 2014 ka rilidhur energjinë elektrike, e cila i ishte ndërprerë për shkak të faturës prej 700 mijë lekë të papaguara.

Por Hatireja ndjehet e habitur nga kjo akuzë.Per të gjyqi eshte thjesht nje ballafaqim, prej te cilit ajo kerkon te qe dale e verteta, per te cilen ajo po proteston ne menyren e saj duke shperfillur kerkesen e Gjykates per t’u paraqitur. Në seance ishte e pranishme vetëm mbesa e 86-vjeçares, Irena Bezhani, e cila perveçse merakoset për shëndetin e gjyshes, nuk di as si ta bindë atë se duhet të paraqitet në gjykate.

“Gjyshen e mbajtën në rajon dhe pas dy orësh qëndrimi aty, dëgjuam talljet e policëve dhe tani ka frikë të shkojë sërish në ambiente të tilla. Edhe sot ishte keq me gjendjen shëndetësore. Nuk di si do t’ia bëj për ta sjellë në gjykatë”, thotë mbesa. Po në këtë sistem të kalbur askush nuk interesohet për këtë shtresë të varfër e të pambrojtur, edhe pse u shkelet dinjiteti…

plaka e madhe 55