A e dëshiron populli këtë reformë ?

1380

fane profilProf. Doc, Fane S. TARIFA  /  Unë mendoj se po, sepse shpreson në një farë zbutje të korrupsionit galopant, në një farë afrimi sa më të madh për një drejtësi më të pranueshme. Ne një farë pavarësie më të madhe të sistemit gjyqësor, por jo më shumë, sepse në sistemin e ndërtuar mbi bazën e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu barazia dhe e drejta janë vetëm nocione në teori, ndërsa në praktikë ato janë vepruese vetëm për një grusht njerëzish.

Thjesht për dije m’u kujtua një shkrim i Hasan Zyko Kamberit :“Kadiut t’i rrëfesh paranë/ ters e vertit sherihane/ për para e shet dhe të ane / ja di kimetin parasë”

A mund t’a bëjë kjo klasë politike këtë reformë ?

Edhe mundet, por me një farë rezerve , vetëm ne se detyrohet nga trysnia e madhe e faktorit ndërkombëtar. Por edhe në këto kushte përplasja midis tyre edhe në kuadrin e specialistëve merr ngjyra të ashpra politike. Kjo ndodh sepse seicila palë synon dhe tenton kontrollin e pushtetit gjyqësor dhe e shumta të mos e lejojnë palën tjetër të marrë atë kontroll. Edhe po u bë kjo reformë, nuk besoj se do zgjidhë gjë derisa ajo i shërben vetëm një shtrese dhe jo gjithë popullit.

Më befasoi një tezë e ngritur nga z. Majko që në se nuk ka zgjidhje atëre duhet shkuar në zgjedhje. Habitem me këte ide të tij!

Ose ai nuk e kupton se çfarë ka shkruar, ose ai kërkon ende një pështjellim të ri, gjë që nuk i shërben interesave të vendit. Në një kohë kur ka probleme të mprehta të jeteses së popullit, kur papunësia dhe vuajtjet janë të pranishme , të kërkosh aktualisht zgjedhje do të thotë ta varfërosh akoma më shumë këtë popull.

Jo zotëri e ke shume gabim !

Vrisni mëndjen, kërkoni mënyrat dhe gjeni zgjidhje për të eleminuar këte ngërc politik , se për ligjet favorizuese për të dy palët Ju keni rënë gjithnjë dakord.  Edhe pse gjysmake dhe jo në favor të popullit, më mirë të ketë një lloj zgjidhjeje se sa rrëmujë politike dhe anarshi zgjedhore…fane ne focus-3




Këtë e pëlqejnë %d blogues: