Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, kanë dalë në një konferencë për mediat, ku dhanë detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve, punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, si edhe masat e marra për më tutje.
Karçanaj tha se sulmi ka qenë masiv, dhe qëllimin e vërtetë kishin fshirjen e të dhënave, dhe jo vendosjen e gjobave kundrejt qeverisë shqiptare.
“Pas 14 ditësh u bë e mundur që administrata publike ti kthehej plotësisht punës, lufta jonë ka qenë në radhë të parë rikthimi i të gjitha materialeve, por edhe izolimi i dëmit të shkaktuar. Microsoft ka sjellë këtu ekspertët më të mirë, llojet e sulmit ishin dy, e para kishte qëllimin e marrjes së të dhënave dhe kthimi i tyre kundrejt pagesës, po në të vërtetë u synua të fshiheshin të gjitha të dhënat.
Nuk pati humbje të dhënash pavarësisht sulmit të madh të kryer.
Faqet zyrtare të ministrivedhe fiksalizimi u kthyen brenda 12 orëve.
Sot që flasim po punohet vetëm për dokumentet e njëhsimit të pasaportave, ndihmës ekonimike, përfitimi i bonusit, kryerja e pagesave të energjisdë dhe ujit, falenderoj stafin e AKSHI që kanë punuar pa u lodhur, të gjithë ekspertët vendas që kanë dhënë ndihmën e tyre.
Po punojmë ngushtësisht edhe me FBI, tia lëmë në dorë institucioneve që ta zbardhin këtë ngjarje“, u shpreh Karçanaj.
Balluku u shpreh se për ditë me radhë punonjësit e AKSHI kanë punuar për rikthimin e të dhënave, ndërkohë që sipas saj konferenca e sotme ishte pa gazetarë, në bazë të kërkesës që kishin bërë përfaqësuesit e Microsoft.