Aksident i frikshëm GREQI / Shqiptari përplaset në shtyllë dhe vdes menjëherë (video)

Greqi

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.

Viktima u nxor nga llamarinat e shkatërruara të automjetit pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit 34 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.

Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.

Autoritetet po hetojnë lidhur me ngjarjen. Mësohet se viktima punonte në një lokal në zonën turistike të ishullit. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur.

https://youtu.be/KiFcBNFFPQY