Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën diten e premte ne orën 10 te mengjesit në një aksident tragjik në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Sipas n/kryetarit të Bashkisë z. Jorgo Dinos 50-vjeçari ka shkuar të marrë veglat e punës dhe një sasi e mashe dheu e ka mbuluar atë plotësisht.
Në vendin e ngjarrjes ka mbritur menjëherë ambulanca EKAB, makina zjarrfikës dhe policia. Trupi i shqiptarit është nxjerrë i pajetë dhe eshte derguar ne spitalin Egjou.
Policia ka dhene urdhër arresti për pronarin e kompanisë që kryente punimet.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.
Deri me tani në 11 muajt e 2023 kanë humbur jeten 20 shqiptarë…