6.5 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa është sekuestruar sot nga Policia e Durrësit.
Lënda narkotike është gjetur në një autobus, që po pritej të imbarkohej në traget për të shkuar drejt Italisë.
Menjëherë pas zbulimit të sasisë së drogës, Policia arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Fatbardh Kokomeci, 54 vjeç.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.
Sekuestrohen 6.5 kg Marijuanë.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:
- Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 08.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, me drejtues shtetasin F.Kokomeci, pas nje analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotike Marijuanë.
Në pjesën e pasme të autobuzit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan:
- 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal.