ATDHEU

Kulture
Agim Basha /
Ti, atdheun mban me vete
Dhe i bie botës mbarë.
Po ku e mban xhanëm të shkretin?!
Nuk ësht plaçkë as gjë e gjallë
Plot me vegla çantën supit
plot me brenga, bluzës në gji
ndonjëherë flet dhe me vete
plasur buza, djegur shpirti pa kufi!
Një mëngjes kur ti po ikje
Në mërgim të kishin parë.
në kryq udhe kishe mbetur
Edhe si vajzë edhe si djalë.
Përmbi ty mbështeten malet
dashuritë janë më të rënda
Gur Sizifi ndonjëherë
Por të ngre, se ma do zemra.
Përmbi ty shtrihen sarajet
brenda tyre dhe shumë varre
Koha le të bëjë të sajën
Unë për Ty gjithmonë do falem.
Ti je këngë që mban shumë derte
dhembja që ma thanë profetët
Je hyjni mbi të gjitha kultet
Ndaj të adhuroj dhe (për ty) botës tretem