ATHINË / Një emigrant me origjinë pakistaneze, i cili ishte zhdukur prej rreth një jave, u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë Agios Panteleimon mëngjesin e së shtunës së kaluar.
Mohammed Kamran Ashiq ka pësuar goditje të shumta në trupin e tij, siç shihet edhe në fotot e ashpra.
37-vjeçari ishte zhdukur që prej datës 13 shtator pa pasur mundësi që të afërmit ta kontaktonin në dy celularët që kishte.
Bëhet e ditur se një emigrant me origjinë pakistaneze, i cili ishte zhdukur prej rreth një jave, u gjet i vdekur brenda stacionit të policisë Agios Panteleimon mëngjesin e së shtunës së kaluar. Mohammed Kamran Ashiq ka pësuar goditje të shumta në trupin e tij, siç shihet edhe në fotot e ashpra.
37-vjeçari ishte zhdukur që prej datës 13 shtator pa pasur mundësi që të afërmit ta kontaktonin në dy celularët që kishte.
Bëhet e ditur se ai është transferuar në policinë e Omonias për veprën penale të dhunës në familje. Në total, ai u transferua në 5 komisariate të ndryshme deri më 21 shtator, kur u gjet i pajetë në komisariatin e policisë Agios Panteleimon me mavijosje dhe plagë të dukshme në të gjithë trupin.
Për ngjarjen ka nisur hetimi sipas detyrës zyrtare nga organet e prokurorisë dhe ekspertiza paraprake po kryhet nga policia e Agios Panteleimonit.
Viktima ndodhej në Greqi që në vitin 2004, ndërsa kishte marrë leje qëndrimi në vitin 2017. Informacionet mësojnë se fliste rrjedhshëm greqisht, kishte një qira në emër dhe mbante gjithmonë me vete letrat e identitetit. Megjithatë, në raportin e incidentit policor thuhet se ishte një i pastrehë që nuk fliste fare greqisht dhe se viktima është rrahur nga persona të tjerë përpara se të shkonte në komisariat më 18 shtator. Familja do të vijojë veprimet ligjore, ndërsa pritet që së shpejti në organet kompetente të dërgohet edhe raporti mjeko-ligjor i një konsulenti teknik të caktuar për dëmtimet e marra nga 37-vjeçari.
Mohammed Kamran, an immigrant, was killed in a police station in Athens, the capital of Greece. EVERYONE IS GATHERING IN AGIOS PANTELEINONAS SQUARE.
STAND AGAINST RACISM AND FASCISM!#antireport #Athens #Greece #Refugees pic.twitter.com/U0qphEb2ZU
— Partizan Yunanistan (@partizanGreece1) September 26, 2024
Pas bërjes publike të ngjarjes, ka pasur një protestë të emigrantëve(video)
Burimi : efsyn