ATY KU PUSHON NJĒ SHKRIMTAR NUK VDES VEPRA E TIJ

Kulture

 

Nga Fatos e Drita Haxhiraj/

Tē flasësh pēr njē mik tē mirē si ty ēshtē pak sepse je i vetmi shkrimtar brilant që dhe kontributin tēnd nē krijimin e gjuhēs dhe letērsisē shqipe.

Kur morra vesh për ty Ismail si unē e Drita se besuam pēr njē çast..pastaj trishtimi kaploi fytyrat dhe mendjet tona..humbēm mikun tonē që shkelqeu me veprat e tij si brenda dhe jashtē vendit.

Pērvec romaneve..prozes sē shkurtër ku ti ishe i paaritshem pata nderin tē jem rregjizori i dy dramave : “Kush e solli Doruntinēn”,”Darka e gabuar” ne baze tê dy romaneve tè tua qē patēn jehonē dhe u pēlqyen nga artēdashēsit.Miqësia ime me ty ka qēnē e hershme ,nuk lē pa pērmēndur dhe cilēsitē e tua si njeri me shpirt dhe njerēzor kur vinte puna pēr tē ndihmuar miqtē dhe kolegēt .Asokohe unē vura dramēn”Vdekja e njē komisioneri”të autorit tē madh amerikan Artur Miler.

Nē Shqipērinē komuniste nuk lejohej të viheshin drama tē huaja dhe pata vēshtirësi nē vēnien nē skenē tē kesaj drame.Por me fjalēn dhe ndihmēn tēnde kjo dramē arriti të vihej nē skenē. Hap librin tend dhe e ndjej se si zgjohem, aty ku ti flet per dashurine per atdheun dhe boten, por mbi te gjitha me penen tende, gjuha shqipe, tingellon me e bukura ne bote.

Me penen tende, na dhe krenari.

Aty ku Skenderbeu flet me shpat, ti frymezon me pene. Jeni te dy atje ne panteon e na ushqeniper jete.A e di miku im..unē po tē shkruaj nga bota tokēsore si njē letër drejt qiellit aty ku ti sot po flet me ēngjejt dhe troket godēn me Zotin.

Tē flasësh pēr ty duhet njē libēr sepse ti nē sytē e gjithēsecilit qēndron si panteon i librave shqip ,si shkrimtari i pavdekshēm nē veprat letrare qē na le pas si pasuri kombētare.Ti ngelesh krenari,dinjitet,rrezatim dhe frymēzim pēr ne dhe brezat e tē ardhmes.

Miku im i mirē tē qoftē dheu i lehtë.! Nē kujtim tē mikut tonē tē mirē Ismail Kadare !

Me dashuri e pērulje hyjnore Fatos e Drita Haxhiraj