AVOKATJA E NJOHUR : SHQETËSIMI MË I MADH I EMIGRANTEVE SHQIPTARË NË ANGLI ËSHTË…

Emigracioni

Avokatja, Daniela Dallashi, në një intervistë televizvie foli në lidhje me emigracioni duke ngritur problemet që shqetësojnë shqiptarët të cilët jetojnë ilegalisht në shtetet e huaja.

Dallashi u shpreh se shqetësimi më i madh i emigrantëve shqiptar në Angli është mospasja e një statusi ligjor.

Avokatja: 

Shqetësimet janë të shumta por ajo ç’ka unë do veçoja që është një shqetësim që ka një goxha impakt është mospasja e një statusi ligjor këtu në Angli. Mospasja e një statusi këtu në Angli është shumë e vështirë, sepse privohesh nga e drejta për të jetuar këtu. Në momentin që kapesh rrezikon të kthehesh në vendin tënd. Së dyti nuk ke të drejtë të punosh. Nuk ke të drejtë të marrësh një shtëpi me qera.