Avokatja Kolaj : Sot me ty vdiq besimi, me ty mbaroi shpresa!

1476

Nga Eni Kolaj ( Avokate) /

Akoma nuk ka një reagim nga politika apo qeveria, në një kohë që shumë njerëz të ndryshëm kanë dënuar dhe po dënojnë indiferentizmin e shtetit në të tilla raste kriminale. Por heshtja e kreut të shtetit, nuk ka thyer heshtjen e kolegëve të kësaj gjyqtare të cilët të indinjuar gjejnë mënyra për ti shprehur ato publikisht pranë “mediave apo portaleve kazane”

Sot grua, një nënë, një bije e një zonje,  një mike që u vra sot si pasoje e një vrasje të paralajmëruar.

Ajo kishte kohë që vuante , thërriste dhe ankohej. U ankua si kolege , u ankua qytetare , si gjygjtare deri te Ambasadori Lu, askush nuk dëgjoi.

Sot me ty vdiq  besimi. Sot me ty mbaroi shpresa . Ti ishe gjygjtare që nuk mbrojte veten edhe pse i ndoqe të gjithë rrugët e duhura , deri te ambasadori amerikan. Çfarë ndodhi?

Sot të vranë…dhe kishe kohë qe e paraljmëroje vdekjen tënde! Çfarë ka mbetur më ?

-Vdekja jote sot rëndon shumë. Më së shumti te ato gra të dhunuara, që sot me të drejtë janë të tmerruara.

Sot grate kuptojnë se duhet të ulin kokën dhe të nënshtrohen, sot u gjunjëzuan. Të mjerat dhe fatkeqe kuptojnë se në Shqiperi nuk njihet “urdhëri i mbrojtjes”, aq sa kuptojnë se nënshtrimi është më mire se të denoncosh.

Shteti sot fatkeqësisht dhe realisht është palë me krimin.

Të denoncosh një burrë vrasësh për dhunë, policët e shtetit gajasen së qeshuri,  të bëjnë moral se këta burra kanë të drejte, aq sa krimineli amnistohet .

Urdhëri i mbrojtjes është qesharak , nuk mbrojti dot sot një grua, një nënë dhe një gjygjtare . Drejtësia nuk funksionon as për koleget dhe jo më për popullin e thjeshtë të pambrojtur.

Vriten gra e nëna me një bilanc të frikshëm.

Eshtë ngritur zëri , dhe ka pas sensibilizim nga shoqata që përfitojnë në emrin e grave të mjera. Por kjo ikja jote sot dhëmb fort . Ti le pas dhimbje , le pas frike. Me ty shkoi edhe shpresa që e nesërmja mund të jetë më e mirë.

Luftove për një jetë të qete, për një jetë të mirë me femijet e tu.

Mision i pamundur në atë vend të mallkuar.  Nga sot ti je në parajsë. Ky vend nuk do engjëj si ti . Fildes Hafizi, një gjyqtare dhe padagoge e zonja, një nënë shëmbullore!

U prefshe në paqe Fildes! U bëftë drejtesi për ty në këtë botë dhe në atë botë ku sapo shkele!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: