Balluku porosit qytetarët: Fikni dritat kur dilni nga shtëpia, jemi në krizë

79

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh sensibilizues për kursimin e energjisë elektrike.

Ajo i porosit qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku në FB




Këtë e pëlqejnë %d blogues: