Greqi / Ambasada Shqiptare hesht për 26 vrasje dhe vdekje ne burgjet greke në dy vitet e fundit. (lista dhe emrat)

Aktualitet Greqi

Shqiptarët e vrarë nuk duhen parë si jashtëtokësor apo si numra shifror nga shteti shqiptar, një shtet që për çudi po hesht, në një kohë kur OKB-ja i ka kerkuar Izraelit nje hetim për nje palesinez te vdekur ne burgun e këtij vendi.

Mos vallë duhet që ti bëjmë thirrje OKB-së, që të detyrojë shtetin shqiptar që të interesohet për te mbrojtur shtetasit e tij?

Video e fundit qe ngriti ne kembe mediat e dy vendeve fqinje ende nuk po ndergjegjeson qeverine shqiptare. Lista mund te jetë më e gjatë në se do te kishim nje bashkëpunim me kete ambasade qe kemi sot, por ajo ka dashur te qendroje e heshtur per kete problem te cilën as nuk do ta prekë, përkundrazi behet pengesë.

Kronologjia e vrasjeve dhe vdekjeve ne burgjet greke

Thanas Curi dhe Eleni Curi 3/2/2017 u vranë në shtëpi në lagjien Peristeri të Athinës. vrasësit ishin grekë.

Ilia Qerim Kulla 35 vjeç 2/04/2017, babai i dy femijeve u vra në Mënidhi në Athinë brenda ne makinën e tij

Valton Loka 12/11/2017, babai i dy femijeve u vra ne Kretë nga nje grua e droguar.mediat greke ishte nje njeri prind i shkelqyer.

  1. 27/04/2018 vritet me thike në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek 23-vjeçari
  2. 13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
  3. Nesti Prifti.15/08/2018 36-vjeçari babai i nje femije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij,ne Athine.
  4. 15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.
  5. 19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.
  6. 22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.
  7. 23/11/2018. Vritet shqiptari në Janinë, policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov. Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur një shtetas shqiptar 39 vjeç si dhe u plagos një efektiv policie
  8. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.
  9. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
  10. 26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.
  11. 29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.
  12. 5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.
  13. 12/12/2018 Një tjetër vrasje e një shqiptari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme nnë zonën e Omonisë, në Athinë. Viktima është një 44 vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut. Ai kishte mbërritur prej pak ditësh në kryeqytetin grek dhe ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti” nr 21.
  14. 27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.

Vdekjet ne burgjet greke

Nje gje duhet te kuptojmë, se vdekjet ne burgjet grek nuk jane aksidentale dhe te rastit. Aktualisht emigrantët shqiptarë përbëjnë 4 për qind të popullsisë në Greqi dhe 23 përqind në burgjet greke. sipas portalit të Drejtësisë “Dikastiko.gr” në burgjet greke për 2018 kane vdekur 51 të dënuar.

Burgjet ne Greqi sidomos burgu i Korifdallos eshte jashte çdo kontrollit, ku të gjithë e dine se jeton nje tjetër shoqeri, “ligji i xhunglës” me kanunet e tij. Skuadra më e forte bën ligjin dhe ajo skuader mund te jetojë e sigurtë. Të burgosurit shqiptar mbahen deri ne 6 muaj më shumë nga dita e lirimit…Pse?

Askush nuk mund te thotë sa janë shqiptarë, asnjë informacion nuk jepet nga ambasada shqiptare ne Athinë e kthyer tashmë në Grestapo ndaj gazetarëve shqiptarë.

  1. 10/01/2018. Një 45-vjeçar la frymën e tij të fundit në Ditën e Vitit të Ri në spitalin e burgut të Korydallos. I paraburgosuri me origjinë shqiptare kishte prerë venat e tij dhe ishte transferuar në spitalin e burgut.
  2. 25 /01/2018, një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister sot e kësaj dite.
  3. 8/09/2018 Nje vrasje ne burgun e Koridalos që u mbajt fshehur nga autoritetet greke, bëhet fjalë 31-vjecarin Franc .I nga Vlore u vra ne prag te lirimit. Kete njoftim e ben motra e tij duke kerkuar arsyen perse u vra vellai i saj dhe pse hesht shteti shqiptar.
  4. 28/12/2018 Gjendet I vdekur ne qeli 33-vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj , teksa mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata në Greqi.
  5. 15/01/2019 Gjendet i varur ne komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
  6. 14 /01/ 2019 vritet në burgun e Koridalos, 36-vjeçari Albert Bako, i cili akuzohej për vrasjen e avokatit Zafiropoulos.
  7. 18/01/2019 gjendet i vdekur ne qelinë e burgut Koridallos në godinën D, 60-vjeçari nga Vlora
  8. 27 /01/2019 Gjendet i vdekur në qelinë e tij në burgun Koridallos në godinën E, i helmuar 33-vjeçari shqiptar Bardhyl Tusha, nga fshati Shelegar I Sarandes. Vrasje të cilat janë kryer një ose dy ditë para gjykimit të çështjes së avokatit.

Lidhur me këto vdekje Ministria e Drejtësisë se Greqisë ka nxjerrë një njoftim te brendshëm, për punonjësit apo gardianët e burgjeve, ku thekson se, punonjësi social ose drejtori i burgut në të cilin është i ndaluar i burgosuri kur vdes ky i fundit , njofton menjëherë vdekjen e tij tek autoritetet kompetente administrative dhe gjyqësore dhe të afërmit e tij. Në rastin e vdekjes së një të burgosuri të huaj, ambasada ose konsullata e vendit të tij ose autoriteti konsullor i vendit më të afërt njoftohen.