Një emër i njohur në të shkuarën e Lacios për portën është Marko Balota. Ish-gardiani i bardhekaltërve ka analizuar edicionin aktual të Lacios dhe fjalën e ka nisur nga portieri shqiptar.
Ai i ka thurur elozhe Thomas Strakoshës dhe ka deklaruar se e meriton të jetë titullar në sezonin e ardhshëm.
“Strakosha ka bërë një sezon të shkëlqyer. Për fat të mirë, ai ka qenë në lartësinë e duhur sepse me problemet e shumta fizike që pati Marketi, Lacio do të kishte pasur shumë vështirësi në atë rol. Sezoni i ardhshëm duhet të nisë nga ai. Them që ka shfaqur mjaftueshëm siguri”, ka deklaruar Marko Balota për lazionews24