Basha e la jashtë listës, Blushi e mbështet “kundërshtarin” e tij

Politika

Kryetari i Partisë LIBRA Ben Blushi e ka komentuar përjashtimin e Astrit Patozit nga listat e Partisë Demokratike si një humbje të madhe për një prej demokratëve të vërtetë të kësaj partie.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi ka thenë: “Kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë”.

Postimi i plotë:

PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi.