BE, refuzon ankesat e Sllovakisë dhe Hungarisë kundër pranimit të refugjatëve

Emigracioni

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian hodhi poshtë sot apelin nga Sllovakia dhe Hungaria, të cilat kërkonin të refuzonin refugjatët, duke ruajtur kështu të drejtën e Brukselit për t’i detyruar ata të pranonin azilkërkuesit.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila është e vendosur në Luksemburg, ka vendosur mbi një ankesë kundër kuotës së detyrueshme të zhvendosjes të propozuar nga Komisioni Europian, i cili është dorëzuar nga Sllovakia dhe Hungaria dhe mbështetur nga Polonia. Çështja është “ngrirë” gjatë dy viteve të fundit dhe ka ndarë BE, në të njëtën kohë kur shtetet e saj anëtare janë thirrur të adresojnë çështjen Brexit, për t’u përballur me kërcënime për sigurinë e tyre dhe për të përballuar sfidat ndërkombëtare.

“Është një mekanizëm që lejon Greqinë dhe Italinë të menaxhojnë efektivisht dhe në mënyrë proporcionale efektet e krizës së emigracionit 2015”, tha në një deklaratë Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg, .

Komisioneri i Emigracionit Dimitris Avramopulos përshëndeti vendimin duke thënë në Twitter se : ” Gjykata Evropiane e Drejtësisë konfirmon se programi i zhvendosjes është në vend. Është koha për të punuar me unitetin dhe për të zbatuar solidaritetin midis shteteve anëtare. “

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm gjerman tha se pret që të gjitha vendet të zbatojnë vendimin menjëherë…

BE ka mirëpritur më shumë se 1.7 milion refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që nga viti 2014. Projekti i zhvendosjes së refugjatëve, i cili me reagimin e vendeve të BE-së lindore, siguroi lëvizjen e rreth 160,000 njerëzve, por vetëm 25,000 janë zhvendosur deri më tani.