Shumë vende të Bashkimit Europian janë ftuar të dielën në Bruksel për një samit për migracionin, tha Komisioni Europian.
Në veçanti, Komisioni Evropian njoftoi se e quajti një “sesion informal pune” të dielën në Bruksel mbi azilin dhe fluksin e emigracionit, pak ditë përpara samitit të 28-të.
“Presidenti Juncker fton ne kete takim zyrtar pune një grup vendesh të interesuara mbi rrjedhat e emigracionit dhe çështjeve të azilit,” tha Komisioni Europian.
Një burim diplomatik europian tha se Gjermania, Austria, Italia, Bullgaria, Spanja dhe Greqia do të marrin pjesë në takim, ndërsa një burim tjetër diplomatik tha se edhe Franca do të jete gjithashtu në takimin të së dielës .
Kurtz: Kontrollet në kufijtë kombëtarë do të forcohet në të gjithë Evropën
Kancelari austriak Sebastien Kurtz tha sot, se mund të takohet me homologun gjerman Angela Merkel dhe krerët e tjerë evropianë, duke përfshirë Greqinë, këtë javë për të diskutuar politikën e emigracionit
“Ndoshta do të ketë një takim këtë javë midis Angela Merkel dhe liderëve të tjerë në temën e politikës së emigracionit“, shpjegoi Kurt pak përpara takimit të përbashkët të kabinetit austriak me qeverinë rajonale bavareze.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se kontrollet në kufijtë kombëtarë do të forcohen në të gjithë Evropën, duke filluar me Gjermaninë,” shtoi Kurtz. Burime diplomatike raportuan më parë, sipas DPA, se kancelarja Merkel do të takohet me homologët e tij të Austris, Italis, Francës, Greqis, Bullgaris dhe Spanjë, takimi do të zhvillohet të dielën në Bruksel.