Berisha: Rroshi është arratisur

950

roshi-saliu ne focus-2Deputeti Sali Berisha, në një postim në Facebook shkruan se Elvis Rroshi është arratisur nga vendi. Sipas Berishës, me të u ndoq e njëjta strategji nga Edi Rama si ajo e arratisjes së Arben Frrokut dhe Klemend Balilit.

“Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin! Të dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu për vite dhe mashtroi qytetarët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë për krimin e Ervinit/Elvisit të tij të dashur, e nisi këtë të fundi sapo prokuroria hapi çështjen penale, njëlloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashtë shteti për të shpëtuar nga arrestimi i prokurorisë për fshehjen e krimit”, thotë Berisha në profilin e tij.

Ai i bën thirrje prokurorisë të hapë çështje penale ndaj kryeministrit Rama për fshehjen për disa vite të krimit të Ervin Rroshit dhe favorizimin e arratisjes së tij.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: