Kreu i Parttisë LIBRA-s Ben Blushi ka dhuruar spektakël në seancën e fundit parlamentare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, nxori një bluzë me shënimin “Don’t Like Republic”.
“Kjo është republika që fëmijët e Shqipërisë nuk e pranojnë. Kjo është republika e Likes. Kjo republikë nuk mund të ekzistojë për shkak se po fundos Shqipërinë. Fushatë të mbarë për të gjithë ata që do bëjnë fushatë dhe suksese në jetë ata që nuk do marrin pjesë”, tha Blushi.
Gjithashtu deputeti i LIBRA-s Ben Blushi iu ka uruar suksese në fushatë kandidatëve për deputetë dhe “sukses në jetë” atyre që mbetën jashtë listave të PS-së.