Boll shfrytëzuat emigrantët në Greqi!

978

ambasada ne focus-1Edhe sa miliona euro të tjera duhet të paguajnë emigrantët në Ambasadën Shqiptare në Greqi, për veprimet konsullore, ku shteti vulos shtetin ? Edhe sa miliona të tjerë duhet të nxjerrin nga xhepi i tyre emigrantët shqiptarë që shteti i tyre i babëzitur të ndergjegjësohet, për të kuptuar se pjesa më e madhe e tyre jeton me ndihmat sociale 100-150 eurosh qe u jep qeveria greke?

Kanë kaluar 16 vjetë kur emigrantët në drejtimin e shoqatës “Vëllazërimi” protestuan para ambasadës shqiptare në Athinë për heqjen e taksave të shërbimeve konsullore, ndërsa pak ditë më parë në një takim me përfaqesues shoqatash në ambasadën tonë në Athinë, një intelektual me gradën doktor shkencash theksoi përsëri heqjen e kësaj takse. Një kërkesë që duhej të ishte bërë më parë nga përfaqësues të shoqatave në takimet e shumta që kanë bërë me kreun e ambasadës, por fatkeqësisht kjo nuk është bërë.

Ambasadori shqiptar nuk i kthehu përgjigje as që mori mundimin të ndante sëbashku këtë problem, ndërsa nga ana tjetër përfaqesuesit e shoqatave nuk patën kurajon të mbështesnin këtë kërkesë. Një pyetje është se përse përfaqësuesit e shoqatave nuk e ngrejnë zërin e tyre për këtë problem, mos vallë këta nuk janë emigrantë?

Nga viti 1998 ku filluan legalizimet  e deri më sot emigrantët i kanë paguar shtetit të tyre rreth 80 milionë euro, për ciklimin e dokumentave, të identitetit të tyre, ku përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Greqi, vulosin shtetin e tyre në Shqipëri. Një gjë absurde, një veprim që rrallë mund ta gjesh në një përfaqësi të ndonjë vendi tjetër, ku në në Greqi të njëtat veprime kudo dhe në çdo vend bëhen falas, ndërsa shteti shqiptar emigrantët i paguajnë të paktën 20-30 euro.

Që nga pamja e jashtëme dhe brenda ambasada i ngjan një godine që prodhon para, ku përveç afisheve të vendosura mbi çmimet e veprimeve konsullore nuk shikon asgjë tjetër.

Shteti im mjaft më!

Ka ardhur koha të kthesh fytyrën e pastër nga emigrantët , nga kjo shtresë e braktisur e cila nuk të nevojitet vetëm për të ndihmuar, por duhet edhe ndihmuar. Nga mundi dhe djersa si dhe gjaku i tyre u ble 3.6 milionë euro ambasada në Athinë dhe kjo mjafton…




Këtë e pëlqejnë %d blogues: