Pse mungon strategjia per emigrantet e kthyer ?

1016

strategjia ne focus-1Pesë vite më parë BE i kërkoi qeverisë shqiptare hartimin e një strategjie për integrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer, një dokument i hartuar në atë mënyrë sebashku me planin e veprimit mbi të cilin, qeveria Rama mund të punojë valën e parë për të kthyerit nga Greqia. Sot ekspertët këshillojnë qeverinë që të hartojë sa më shpejt planin e masave sebashku me planifikimin e fondeve në buxhet, pasi emigrantët që do të kthehen nuk do të kenë asnjë mundësi financiare për të jetuar. Realiteti është i hidhur duam apo jo, pasi ngjarrjet në vendet fqinjë ku dhe numri i emigrantëve është më i madh kërkojnë një gjë të tillë. Ekspertët e ekonomisë parashikojnë se të parët që do të preken nga përshkallëzimi i krizës ekonomike në Greqi pas rezultatit të referendumit do të jenë emigrantët me shkurtimin e vendeve të punës. Numri i të kthyerve në Shqipëri është mbi 200 mijë, ose 20% e numrit të përgjithshëm të emigrimit, gjë që deri më sot nuk ka ndërgjegjësuar shtetin shqiptar, i cili është duke fshehur të dhënat reale. Dihet se 90% e të kthyerve janë nga Greqia, që për shumë vite mbajtën me bukë rreth 160 mijë familje në Shqipëri. Por pyetja shtrohet përse nuk ka një strategji kombëtare për emigrantët e kthyer? Një pyetje që merr parasysh se jemi një popull me emigrimin më të madh në botë, që lëmë pas Pakistanin dhe Turqinë. Konkretisht sot është e domosdoshme prania e shtetit dhe mbështetja e emigrantëve të kthyer, të kësaj shtresë nëpërmjet politikave mbrojtëse sociale, nxitjen e punësimit nëpërmjet një plani strategjik kombëtar. Një strategji që ende nuk njihet në Shqipëri




Këtë e pëlqejnë %d blogues: