Borxhi i Greqisë u rrit në 326,3 miliardë euro !

Greqi Kryesore

Me gjithë masat shtrenguese që nga 2009, Greqia ende vazhdon të ketë një rritje të borxhit të jashtëm dhe të brenshëm me rreth 5 miliardë euro

.

Përafërsisht 185% të PBB-së, pra 326,3 miliardë euro, ishte borxhi publik grek në fund të vitit 2016, transmentojnë mediat greke. Sipas të dhënave në dispozicion borxhi është rritur në rreth 5 miliardë euro, krahasuar me fundin e 2015, pavarësisht masave shtrënguese. Greqia ka nevojë për 227.7 miliardë euro. Sipas buletinin tremujor, borxhi në fund të vitit 2016, arriti në 2.79 miliardë euro, pak më e ulët krahasuar kjo me muajin shtator të vitit 2016.

Borxhit grek, lëshuar të hënën nga Agjencia e Menaxhimit të Borxhit Publik, pasqyron “lëvizjen” e madhe të bërë në vitet e fundit, me kredi greke të marrë nëpër anëtarë individual – anëtarë të Eurozonës dhe FMN . Është e rëndësishme që në bonot e thesarit, qeveria ka borxh 71.6 miliardë euro, në një kohë që mekanizmi mbështetës i kredive arriti në 227.7 miliardë.

Në të njëjtën kohë, një nivel i lartë mbetet niveli i kredive të garantuara të Thesarit. Përkundër rënies së lehtë që regjistruar në fund të vitit të kaluar, nga shtatori i vitit 2016, arriti në 12.88 miliardë. (12.9 miliardë euro në fund të shtatorit). Në lidhje me huamarrje të re në vitin 2016, 40.3% ishin kreditë e Mekanizmit Mbështetës Evropian, 58.3% në bono thesari dhe 1.4 miliardë euro ishin kredi të nga Banka Evropiane për Zhvillim (EIB).

Theksohet se 40.9% e kredisë së re ka një kohëzgjatje prej 15-40 vjet, ndërsa 59.1% kanë një kohëzgjatje prej një viti./ zougla.gr/