Media dhe medimjerame antishqiptar, në shërbim që qarqeve ekstremiste të djathta

Kryesore Opinion

Sulejman ABAZI  / Kush po i baltos kaq shumë shqiptarët dhe shqipërinë?

Sipas “Amnesti Internacional”, “Mafia shiptare nuk ekziston në Gjenevë as në vendin tonë dhe fatkeqësisht disa media termin e “mafie shqiptare” e përdorin për rritjen e shitjeve, se sa për të pasqyruar realitetin. Sidoqftë, termi “mafie shqiptare” në Zvicër nuk ka dalë nga goja e policisë. Më duket se ne jemi ata që e kontrollojmë situatën dhe e ndjekim krimin e organizuar në vendin tonë”.

Në këtë publikim tërheq vëmendjen një denoncim, që duhet sjellë kujdesin e institucioneve të jashtëme shqiptare, të cilat kanë përgjegjësi për emigracionin tonë. Lexoni me kujdes: “Mbrapa propagandës diskriminuse e raciste, albanofobe, antisemite, kundra të huajve, e veçmas kundër shqiptarëve në Zvicër, qëndrojnë mediat e financuara nga partitë ekstremitë të djathta – pohon bindëshëm Shefja e policisë së Kantonit të Gjenevës, komandantja Monica Bonfantise. Pse nuk denoncohen dhe të nxirren para drejtësisë këta që fabrikojnë akuza ndaj shqiptarëve, që disa prej tyre e kanë pësura deri me jetën e humbur në rrethana të paskjaruara? Pyesni të gjithë ata të prekur, që janë shumë në numër dhe të dëmtuar. Ku janë shoqatat joqeveritare zvicerane që nuk marrin guxim t’i denoncojnë keqbërësit? Pse ambasadat e huaja nuk reagojnë, përveç atyre amerikane, angleze dhe disa tjerave? Duhet të falënderojmë “Amnesti Internacional” që ka reaguar pas akteve ekstremiste kundër të huajve në Zvicër, dhe ka kërkuar nga shteti zviceran mbrojtjen e qytetarëve pa përjashtim, kundër paragjykimeve, dhunës, diskriminimit, të sofistikuar nga njerëz të mbarsur me ideologji të ekstremit të djathtë”.

Lexojeni me kujdes këtë publikim dhe arsyetoni për pak çaste se, çfarë po ndodh me shqiptarët dhe Shqipërinë në arenën kontinentale, duke hedhur baltë në të gjithë aspektet. Zbulimi dhe denoncimi i këtyre nxitjeve të financuara nga qarqe ekstremiste të djatha në Europë, në thelb antishqiptare, kanë qenë dhe mbeten edhe sot e kësaj dite agresioni më i rrezikshëm që po bëhet, duke hedhur helmin jo vetëm midi nesh, por veçanërisht në rrethet politike europiane, të cilat edhe sot vazhdojnë të na shikojnë me skepticizëm.

Ana liza merr shkas nga ky publikim, që ka nxjerrë një të vërtetë të madhe, duke e ballafaquar atë me shumë ngjarje që kanë ndodhur në këto 25 vite në Shqipërinë administrative dhe në Trojet Shqiptare.

Zëdhënësit e tyre, po aq sa janë jashtë trojeve tona, janë edhe midis nësh, të instaluar në media, dhe në administratë, duke plotësuar misionin e tyre kundër shqiptarizmës, po aq mirë sa dhe të huajt. Jemi ne ata që i dimë mirë emrat e këtyre kodoshëve politikë dhe mediatikë, që vjellin vrer kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Ata i janë drejtuar goditjes së qëllimëshme të vlerave më të spikatura të identitetit tonë kombëtar. Sulmet e paprecedentë, më shpifje nga më të çuditëshmet, kanë qarkulluar dhe qarkullojnë ende për figurat madhore kombëtare, për atdhetarët e Rilindjes Shqiptare, për Gjuhën Shqipe dhe traditën tonë historike. Ata po godasin shumë rëndë historinë e popullit shqiptar. Jemi ne ata që përplasemi çdo ditë me këta banditë ekstremistë, duke dalë në mbrojtje të këtyre vlerave, përballë një egërsie dhe kokëfortësie bizntine të kasnecëve të së keqes.

Ata i janë drejtuar gjoja paaftësisë shqiptare për shtetndërtimin, duke ushqyer konceptin e egër që, “Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëhen shtete”. Jemi ne ata që po kapitullojmë para këtij agresioni të rrezikshëm, duke hedhur tërë mllefin mbi politikën tonë dhe duke gjetur rrugën më të lëhtë, atë të braktisjes së trojeve tona drejt mërgimit. Kjo është katastrofë.

Ata i janë drejtuar pshpërndarjes së dezinfornacioneve, amplifikimit të ngjarjeve, hedhjen në tregune mediatik të njerëzve të tyre me “analiza politike” të mirëpaguara, për të hedhur baltë dhe për të etiketuar shqiptarët si “mafiozë të rrezikshëm”, “koka e mafies së drogës”, si “njerëz të pakulturuar”, “terroristë dhe kriminele të lindur”, si “pjesë të terrorizmit ndërkombëtar” etj, etj. duke i bërë një dëm kolosal identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.

Ata i janë drejtuar jo pa qëllim nxitjes së krizës së besimit të popullit ndaj politikës shqiptare, duke vënë në punë me shpifje dhjetra agjensi lajmesh, portale, gazeta elektronike, rrjetet sociale, për t’i bërë jehone synimeve të tyre ekstreme, të cilat janë bërë shkak i nxitjes së dozave të larta të urrejtjes tonë ndaj klasës politike. Politika shqiptare ka njëmijë gjynahe, por ajo që duhet të vlerësojmë, është tendenca e shtetndërtimit, e cila edhe pse ecen ngadalë, vazhdon të përmirësohet. 

Ata po amplifikojnë çështjen e prodhimit apo të tregëtimit të  drogës si vendkalim. Kjo ka të vërtetën brenda saj, por nuk përjashton fenomenin në vende të tjera, ndoshta të implikuar shumë më rëndë se sa trafiqet shqiptare. Ne më të drejtë mund të shtrojmë pyetjen: Mirë shqiptarët duhet të dënohen dhe të izolohen për prodhim apo trafik droge, por vendet e tjera që bëjnë porosi dhe të bindur blejnë drogën, duhet të përgëzohen?! Pse balta hidhet vetëm mbi shqiptarët duke i nxjerrë ata primarë në këtë trafik?! Komandantja e Policisë në Gjenevë deklaron: “Me shqiptarët kemi “O” probleme në Zvicër” dhe aspak me “të ashtuquajturën mafien shqiptare”. Jo pak probleme sjellin në rrjetet e trafiqeve mafia e Rusisë, Turqisë, Serbisë, Afganistanit, nga vendet e Afrikës, pa llogaritur bashkëpunetorët e tyre në vendet e BE-së.   

Ata po e propogandojnë hapësirën shqiptare si një “hapësirë të pasigurtë dhe të rrezikëshme”, për të larguar investitorët që duan të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit. Ata me propogandën e tyre po denigrojnë resurset e mëdha që ka toka shqiptare, duke dashur të frenojnë zhvillimin tonë ekonomik dhe rritjen e standardit të jetesës.

Ideologjive raciste, antisemite, albanofobe, nuk përcjellin asgjë të mirë mes nesh, përkundrazi, ato po mbushin hapësirat boshe për dezstabilizimin e situatave të brendëshme. Populli shqiptar në trojet e tij dhe në emigracionin e gjerë kudo në botë, po paragjykohen në mënyrën më të padrejtë, përballë fabrikimit të akuzave të rënda e të rrezikëshme, të cilat synojnë të kriminalizojnë jetën tonë, ekzistencën tonë, praninë tonë brenda shoqërisë perëndimore, duke minuar përpjekjet e mëdha të intergrimit shqiptar brenda tyre.

Nga ky uragan shpifjesh dhe akuzash, përballë humbjes së vigjilencës, përballë kapitullimit me ose pa dashje duke u bërë shpesh palë me shpifjet dhe dezinformacionet, shumë prej këtyre intrigave mediatike fatkeqësisht po besohen nga njerëz të lëkundur në opinionin shqiptar. Këto shpifje dhe intriga janë kthyer me dashje “në fakte”, duke krijuar brenda gjenezës tonë një situatë kaosi dhe pasigurie. Shpesh paniku dhe frika, pasiguria dhe mungesa e besimit, pasojat që na kanë shoqëruar në jetën tonë, kanë reflektuar shumë rëndë brenda vendit dhe në prezëncën tonë në Perëndim.

Institucionet shtetërore shqiptare në Tiranë, Shkup dhe në Prishtinë, nuk duhet ta nënvleftësojnë me indiferentizmin e tyre këtë situatë të mbarsur me rreziqe të brendëshme destabilizuese. Shqiptarët nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, por për shtetin e tyre të ëndërruar, për atë shtet që u del për zot në çdo cep të botës.

Veçanërisht politika shqiptare, duhet t’i kthejë besimin popullit me masa konkrete, kundër kësaj propogande antishqiptare, raciste dhe denigruese që po zë rrënjë kundër interesave tona.