Cilët e falin më shumë tradhtinë, burrat apo gratë?

Sociale

Burrat me sa duket janë më falës sa i përket tradhtisë sesa gratë, ka zbuluar studimi i ri.

Nga të dhënat e mbledhura nga 3,000 persona në një studim, burra dhe gra u pyetën se iu kanë falur tradhtinë partnerët nëse e kanë zbuluar ndonjëherë.

85% e femrave thanë se partneri i kishte falur, ndërsa nga meshkujt, 80% thanë se i kishte falur partnerja.

Kur u pyetën se a do të falnin një partner që i ka tradhtuar, 86% e burrave thanë po, dhe 82% gjithashtu thanë po.

Psikoterapistja Lucy Beresford tha se ka të bëjë me perceptimin që kanë gjinitë për tradhtinë. Burrat janë më të përqendruar në idenë se çfarë ka ndodhur fizikisht.

Ndërsa femrat janë më të interesuara se çfarë impakti emocional ka pasur tradhtia. Për këtë arsye meshkujt falin më shumë në raste kur nuk përfshihet seksi.

Ndërsa femrat ndikohen shumë më shumë nëse mendojnë se ka pasur ndonjë ndërlidhje emocionale gjatë aktit.

Femrat gjithashtu lidhen më pak emocionalisht se meshkujt me partnerin seksual nëse kanë një partner me të cilin janë në lidhje.