COVID-19 : “Lojërat Olimpike nuk mund të zhvillohen, nëse vaksina nuk është gjetur”

Aktualitet

Është konsideruar e pamundur të mbahen Lojërat Olimpike, edhe në vitin 2021, nëse vaksina e koronavirusit nuk është gjetur.

Në veçanti, profesori dhe presidenti i Departamentit të Shëndetit Botëror të Universitetit të Edinburgh, Devi Srindar, theksoi, sipas BBC, se “nëse e kemi vaksinën brenda vitit të ardhshëm, atëherë unë besoj se mbajtja e Lojërave Olimpike është një skenar realist. Vaksina do të ndryshojë të dhënat, në rast se sigurisht kjo do të jetë e disponueshme për të gjithë. Nga ana tjetër, nëse nuk kemi vaksinë, atëherë nuk mendoj se është një skenar realist që Olimpiada të zhvillohet edhe në vitin 2021. “

Një pozicion i ngjashëm u mor nga kreu i Koordinimit të IOC. John Coates, i cili tha se koronavirusi mund të ndikojë në garën e vitit 2021.

Kujtojmë që Olimpiada e Tokios ishte planifikuar për 24 korrik – 9 gusht të vitit 2020, por u shty në 23 korrik – 8 gusht 2021 për shkak të pandemisë që ka goditur planetin. Autoriteti organizativ i ngjarjes së madhe sportive ka theksuar vazhdimisht se është në konsultë të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetit për këtë çështje.