Dega e LSI nga Athina përshëndet Konventën e LSI në Tiranë

Emigracioni Kryesore

lsi-greqi-2

Në pamundësi për të marre pjesë në Konventen e LSI-së në Tiranë po ju lexojmë përshëndetjen e degës tone drejtuar Konventës!

Të dashur miqë dhe pjesëmarrës, inderuar z . Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. ILIR META. Do të doja të thosha pak fjalë si LSI Athinë në këtë kuvend gjithëshqiptare të LSI -së. Zgjedhjet e shkuara na dhanë një mandat të paparashikuar të një shumice të cilësuar, për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen, por për të ndryshuar vendin, jetën, dhe te ndihmojme gjithë popullin shqiptarë por edhe emigrantët në vështirësi. Ne si LSI-Athinë dhamë kontributin tonë në këtë fitore të thellë. N.q.s këto vota shkonin në një qark të veçantë do të nxirrnin të paktën nje deputet. Përveç punës që bëmë në Greqi, shumë nga shokët tanë erdhën dhe punuan dhe në zonat ku kishin të afërmit e tyre në Shqipëri.

Siç e dini e gjithë Kryesia e LSI dhe vetë kryetari saj z.Ilir Meta e kanë vlerësuar punën tonë dhe kanë bërë përpjekje për të qene në kontakt në mënyrë më të drejtpërdrejtë me administratën shqiptare, deputete dhe qeverinë për të ndihmuar kauzën e emigracionit .

LSI në Athinë duhet të bëjë vepra e aksione, por një prej gjërave kryesore që ne duhet të bëjme është të dëgjojme të rinjte, grate dhe në përgjithësi gjithë emigrantët, më pas dhe të kërkojmë.

Në të ardhmen do të luftojmë të kemi akses në administratë dhe në çdo fushë të ekonomisë dhe të përfaqsohemi denjësisht, ndoshta për të realizuar kërkesën tonë, për t’u bërë emigracion i një qarku zgjedhor më vete, dhe me votimim elektronik në vendet ku ndodhet çdo emigrant. Kjo do të riste më tepër peshën në përfaqësimin tonë politik.

Ka qene shumë e vështirë të bëjmë diçka konkrete dhe disa nga kërkesat tona nuk kanë hyre akoma në axhenten aktuale të qeverisë, me premtimin që me siguri do të kemi përmirësim, dhe një vëmendje më të madhe në të ardhmen. Kjo dhe për shkak të një administrate që po rinovohet dhe me problemet e veta burokratike, konceptet dhe mentalitetet e një të shkuare, e cila jo vetëm nuk ndihmon por nganjëherë pengon. Si p.sh. kohët e fundit për përfitime të ngushta partiake zgjedhore disa qeveritare dhe partiake ngrene koronat nacionaliste jo diplomatike si në Shqipëri dhe Greqi .

lsi-greqi-4

Ne si LSI në emigracion duam zgjidhje diplomatike të kujdeshme që marin parasysh edhe ata 700 mije shqiptarë emigrantë që bien në pozita shumë të vështira në situatë të tilla .

Interesat dhe numuri i tyre janë shumë më tepër se disa vota zgjedhore në Shqipëri, në këtë kontest falenderojmë dhe kryetarin z. Ilir Meta, që me viziten e tij në Greqi dha një kontribut të çmuar për uljen e këtyre toneve dhe përmirësimit të situatës. Megjithatë përsëri nga të dyja palët degjohen zera që nuk duan zgjidhje por konfrontim të panevojshëm. Jemi mbi më shumë se gjysëm milion shqiptarë në Greqi, një forcë që ne si LSI , duhet t’i japim më shumë vemendje për ti bërë me vete shumicën e tyre, mbështetës të ideve tona integruese .

I kuptojmë të gjitha këto, por nuk do të pranojmë që kërkesat tona tashme të njohura, të mbeten në fatin e çdo burokrati partiak, ose qeveritar, sepse kemi kontributin dhe forcën tonë tek LSI, si dhe do të vazhdojmë të bashkuar duke shtuar këtë fuqi si këtu në Shqipëri dhe në Greqi, që të na llogarisin më mirë dhe me shumë si forcë reformuese dhe progresiste e cila mund të përmbysë çdo statuskuo .

Dega LSI Athinë do të vazhdojë betejën për një LSI të fuqishme në emigracion dhe do të luftojë që kërkesat e tyre të realizohen:

  • Hapjen e një zyre të ALUIZNIT në Athine, për legalizimin e pronave që kanë emigrantët në Shqipëri.
  • Ndihmë arsimore për mësimin e shqipes dhe arritjen e nivelit shkollor.
  • Punësim në sektorin publik dhe privat nga emigrante me eksperience .
  • Rikthimi i të rinjve që kanë studiuar jashtë vendit, me programe të posaçme…
  • Njohja e sigurimeve shoqërore – pensionet e emigrantëve me vitet e punës në Shqipëri/Greqi.
  • Patentat ndërkombëtare dhe njohja e tyre në Greqi etj

KRYESORJA: KONSIDERIMI I EMIGRACIONIT SI QARK ELEKTORAL ME VETE dhe votimi elektronik nga vendet ku jetojme.

Si rjedhim, ne si pjestarë dhe mbështetës të një force të rëndësishme të majtë si LSI dhe kryetarit Ilir Meta, i cili ka dhënë mbështetjen e tij të plotë.

Ju bëj thirrje dhe ju ftoj që në këtë kuvend të tregojmë edhe një herë se jemi këtu të bashkuar për kauzën tonë: Integrimin e Shqipërisë në Europe .

Faleminderit

Me respekt Lefter Kuqo

Lsi Athine, Greqi .