Për ngjarrjen e fundit të masakrimit të 14-vjeçarit nga dy police greke të forcave special të ndërhyrjes së shpejtë “DIAS”, ka reaguar kreu i shoqatës Shqipëria z. Ilirjan Dhima. Në një koment të tij në Facebook shkruan se:
Emigracioni Shqiptar në Greqi për 26 vire resht po përballet me shfrytëzimin dhunën dhe racizmin në asimilimin, dënime, vrasje e zhdukje me vjedhje fëmijësh, rrëmbime e djegie në mungese totale të të drejtave të njeriut. Komuniteti Shqiptar nuk ka mbrojtje dhe as zë, nuk ka organizim nuk ka përfaqësim ligjor demokratik, as përfaqësim qendror gjithpërfshirës të zgjedhur e votuar hapur…
Këto janë leverdia e madhe e këtij shteti që vepron me dy masa të ndryshme.
- Greqi europiane…
- Greqi konservatore raciste dhunuese dhe torturuese e vrasëse deri edhe më atë ekstremen atë fashiste
Me ardhjen e Emigracionit Shqiptar të viteve 89-90 e deri më sot mes programeve të shumta, janë levruar në bankat e këtij shteti milona e miliarda euro për numrin e madh të emigracionit shqiptar, të ardhur nga mundi dhe djersa…
Varfëria dhe mungesa e sigurisë për jetën në Shqipëri detzruan ikjen nga mallet dhe lumenjtë natën me sakrifica të mëdha për të mbijetuar dhe jo ashtu siç pretendon qeveria shqiptare.
Greqia me strategjinë e saj shfrytëzoi ndihmat ekonomike që dha Europa për këta qindra e mijëra emigrantë, për integrimin e tyre në shoqërinë vendase. Nuk pati asnjë shkollë për mësimin e gjuhës shqipe, as edhe për kualifikimin e tyre…
Askush nuk degjon emigrantin shqiptar deri më Sot, por i lënë komplet në harresë. Ndoshta është i vetmi që ka përballuar dhe po përballon një sasi të madh vrasjesh dhe dhunimesh në numër, ku deri më sot asnjë nga vrasesit nuk është dënuar.
Mungesa e të drejtave të njeriut vazhdon.
Emigrantet Shqiptar gjithmonë kanë qene dhe janë për të punuar e ndihmuar pjesën e Greqisë së punës, të djerses, të lirisë dhe demokracise së vërtetë europiane dhe kërkojnë ingranimin dhe integrimin e tyre.
Shpresojmë se një dite do fitojmë të drejta si gjithë qytetarët emigrantë të vëndeve të Europës Perëndimore.Bashkimi ynë ligjor e gjithpërfshirës Demokratik është zëri ynë, liria jonë të drejtat tona.
Ne emigrantët mundemi dhe duhet ta ndërtojme sidomos për të ardhmen tone, kjo në bashkimin e forcës të zërit tone…