Dogana greke i bllokon emigrantit 15.000 euro

1096

kakavija -ndalon emigrantin

Një emigrant shqiptar ka dashur të çojë në atdhe 15.000 euro, por në doganën e Kakavijës, pala greke ia ka bllokuar dhe do t’ia mbajnë në sekuestro deri sa ai të shpjegojë burimin e atyre parave.

Shuma prej 15.000 euro me gjasë ishin kursimet e një jete në emigracion. Por sipas ligjit, emigranti duhej t’i deklaronte në doganë, gjë që ai nuk e bëri.Ato iu gjetën gjatë kontrollit dhe gjithmonë siç përcakton ligji, i mbajtën si gjobë 25% të vlerës, ose 3.700 euro. Pjesën tjetër të parave ai do të mund t’i marrë vetëm pasi të dokumentojë burimin e parave, pra mënyrën se si i ka siguruar ato. Në të kundërt, paratë do të kalojnë në llogari të shtetit grek raporton “tribuna news”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: