Greqi, shteti shqiptar pengesë për mësimin e gjuhës shqipe.

1878

shkolla ne PATRA

Mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në qytetin Patra në Greqi i kërkojnë shtetit shqiptar pajisjen me tekste mësimore.

Janë këta mësues vullnetar, heronjtë e emigracionit që i bëjnë shteti shqiptar apel për të mos u bërë pengesë pasi shkolla ka tre javë që ka filluar dhe akoma fëmijët nuk janë pajisur me libra. Janë këta mësues vullnetar që për nëntë vite radhë u gjënden pranë fëmijëve të emigrantëve për ti mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e atdheut të tyre. Mungesa e teksteve shkollore në Greqi nuk është e rastit, kjo vjen për indiferentizmin e ministrisë së arsimit, e cila nga ana ende nuk po ndergjegjësohet për të të bërë atë që ka për detyrë. Duhet theksuar se Shkolla “Naim Frasheri”  renditet në vendin e parë midis shkollave në Greqi dhe në Ballkan, gjë që duhet marrë në considerate nga shteti shqiptar. Me anën e një njoftimi publik i kërkon dikasterit përkatës dhe shtetit shqiptar pajisjen e menjëheshme me tekste shkollore

Njoftimi  

Para tri javësh shkolla shqipe e qytetit të Patrës “Naim Frasheri”, ka filluar vitin e ri shkollor 2016-2017. Tashmë e njohur dhe e konsoliduar, e ka filluar vitin mësimor në mjediset e dy shkollave shtetërore greke në zonat e “Agia Sofis” dhe te ”Agio Andreas”, pas marrjes së vendimit të Keshillit Bashkiak të qytetit, në bashkëpunim me drejtuesit dhe kolektivin e mësuesve të kësaj shkolle. Edhe pse proçedura e çeljes së këtij viti mësimor sivjet u zgjat pa ndonjë shkak serioz dhe vendimi i këtij këshilli u mor me vonese, mësimet kanë filluar dhe vijojnë rregullisht nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, pas së cilës synohet që fëmijët ta mbrojnë gjuhën shqipe në atdhe ose në Selanik, në katedrën e gjuhës shqipe.

shkolla ne PATRA-2

Por vështirësia më e madhe është mungesa e teksteve mësimore nga ana e Ministrisë së Arsimit në Tirane. Megjithë interesimin tonë të vazhdueshem, deri tani nuk ka ardhur asnjë tekst i vetëm nga ana e kësaj ministrie. Në këtë mënyrë, vetë shteti ynë bëhet pengesë e mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Duhet theksuar se kjo shkollë po i hap dyert e saj për fëmijët shqiptarë në këtë qytet për të 9-tin vit radhazi, duke formuar  edhe një traditë të mësimit të gjuhës shqipe në këtë qytet. Theksojmë se prej kësaj shkolle kanë mësuar gjuhën shqipe qindra fëmijë shqiptarë dhe niveli i përvetësimit të gjuhës shqipe ka qene mjaft i mire, gjë që e verteton edhe fakti që shkolla jonë ka zënë përherë vendin e parë midis shkollave shqipe në Greqi  dhe ka përfaqësuar shkollat shqipe të Greqise në konkursin vjetor të diasporës në Kosove.
Gjatë këtij viti mësimor janë vënë në dispozicion të kësaj shkolle mesuesit vullnetare: Iliaz Bobaj, Kristiana Veliu, Lirie Shehu, Aurela Cupri, Amarilda Ruko dhe Vilma Rogo. Janë rreth 100 nxënës që e kanë filluar vitin e ri mësimor dhe numri i tyre rritet nga java në javë, deri sa të plotësohet përfundimisht deri në fund të muajit, që është edhe afati i fundit i plotësimit të listave të nxënësve për këtë vit mësimor.
Mobilizimi dhe përkushtimi i kolektivit mësues-nxënës të shkollës sonë, është i plotë dhe synimi ynë është arritja e rezultateve të larta edhe në këtë vit mësimor.

STAFFI  PEDAGOGJIK  I  SHKOLLES SHQIPE “NAIM FRASHERI”, PATRA

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: