Ish deputeti i PS si dhe përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Detit të Zi, është dekoruar nga Sekretari Sekretari i Pergjithshem Asaf Gaxhijev, me motivin e Mirnjohjes për kontributin e tij në këtë asmble për tetë vitet e punës së tij.
Këtë e ka konfirmuar vetë zoti Dokle edhe në rrjetin social të Facebook-ut, duke shtuar se, MIRENJOHJA ime e perzemert shkon per te gjithe deputetet e Grupit Socialist qe me besuan perfaqesimin e Kuvendit ne vite ne kete asamble, por gjithashtu edhe ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, ne Unionin Nderparlamentar Boteror, ne Organizaten Boterore te parlamentareve kunder korrupsionit, etj.
Kështu Dokle ka mbyllur karierën e tij politike si deputet i Kuvendit të Shqipërisë me një mirnjohje ashtu siç e meritojnë njerëz të tillë, politikanë që gjatë gjithë karierës së tyre ruajtën të pastër figurën e deputetit…
Një urim të përzëmër i vjen edhe nga stafi i Portalit Focus News!