I ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka folur mbi protestën e banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit si dhe për vendimin e opozitës për mosbindje civile që pasoi në ditënë në vazhdim e sidomos pas vendimit të Gjykatës së Tiranës ditën e djeshme.
Ambasadori Lu tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë por jo të shkatërrojnë. Ai tha se kush zgjedh mosbindjen civile, duhet të jetë gati të përballet me pasojat ligjore. Ne Shqipëri të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë përfshirë edhe në Kukës.
“Njerëzit nuk kanë të drejtë të godasin dhe të djegin kabinat. Nga ana tjetër as policia nuk ka të drejtë të godasë njerëzit.Në çdo demokraci njerëzit kanë të drejtë të ngrenë zërit. Nëse përdorin dhunë apo nuk paguajnë taksa, njerëzit duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat ligjore. SHBA ka traditë të gjatë me mosbindjen civile. Ata protestues në Shtetet e Bashkuara që kanë bërë mosbindje civile, kanë qenë të gatshëm të shkojnë edhe në burg.” – u shpreh Lu.