Eda Gemi, kushërira e Ramës gjunjëzon emigracionin në Greqi

2264

 

 

eda gemi gjunjezon emigracionin

Samiti i Diasporës, kushëria e Ramës përfaqëson emigracionin në Greqi.

Edhe pse nuk ka të bëjë fare me emigracioni, duke mos patur asnjë kontakt me të, sot kjo zonjë përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi. Ndyshe nuk bëhej! Është kushërira e kryeministrit Edi Rama që ka gjunjëzuar mbarë komunitetin shqiptar në Greqi, gjë që ka indinjuar pjesën më të madhe të shqiptarëve. Edhe pse ka një përparësi kulturor prap se prap nuk duhet anashkaluar dhe injoruar shoqatat ne Greqi…

Ndryshimi i programit të njëpasnjëshme ka bërë që Eda Gemi të zëvëndësoj njerëz që i kanë dhënë këtij komuniteti, duke lënë jashtë Federatën e Shoqatave Shqiptare apo  shoqatën “ Vëllazërimi”, pionerja e emigracionit. Po këto punë kështu e kanë, “më mire një mik se sa një çiflig”.

Përfundimisht përfaqësuesit nga emigracioni shqiptar në Greqi do shkojnë si ndigjues, por jo të kenë të drejtën të fjalës. Ky është Samiti i Diasporës?

Mësohet se sot në oren 18 në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, organizohet një mbledhje me shoqatat lidhur me pakënaqësitë, ku dhe do dalin me një deklaratë të përbashkët.

Ja kush i përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi?

 Samiti i ndarë në tetë panele, i ndryshuar gjatë këtyre ditëve katër apo pese here ka publikuar më në fund edhe këta përfaqësues.

 Ne panelin e trete :“Kutura, hapsira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura pasaporta jonë”. Komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Nase Jani, kryetar i klubit të Shkrimtarëve dhe artisëteve “Drita”

Në Panelin e katërt: Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin, komuntiteti shqiptar në Greqi përfaqësohet nga mësuesja e gjuhës shqipe Anila Kila

Paneli e tetë:“Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern” Përfaqësohet nga Eda Gemi, Migration & Refugee Studies (Greqia)

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: