Përtej çdo fasade ministrie apo bashkie, përtej ndriçimeve lluksoze dhe palmave, në një vend serioz më shumë se kurrë vlen jeta e njerëzve. Por pyetja shtrohet edhe sa të tjerë duhet të humbasin jetën që shteti shqiptar të marrë masa në të tilla raste?
Fatkeqësisht rasti tragjik i 16-vjeçares nuk do jetë i fundit pasi shteti shqiptar ende ngurron për sigurimin e jetës së pushuesve në plazhe publike dhe në ato private. Një ngurim që nuk i shkon përshtat një vendi që kërkon integrimin në familjen evropiane, që ende po tregon një kokëfortësi përball këtare fatkeqësive.
Duket se nuk kanë fund tragjeditë në bregdeti shqiptar. Një vajzë vetëm 16-vjecare ka humbur jetën sot e mbytur në ujërat e Ksamilit.
Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur ne ishujt e Ksamilit, në rrethana që ende presin të saktësohen nga policia. Dyshohet se vajza që ka humbur jetën e mbytur është shtetase e huaj, por ende nuk ka detaje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet.