EKSKLUZIVISHT në SYRI TV dhe SYRI.net, ndeshja e Ligës së Kampionëve, KF Tirana – Cervena Zvezda

Futboll Sporti

Një lajm i madh për të gjithë tifozët e futbollit dhe veçanërisht ata të Tiranës.

Ndeshja e turit të dytë në Ligën e Kampioneve Tirana- Crvena Zvezda do të transmetohet EKSKLUZIVISHT të martën në orën 20:00 vetëm në SYRI TV dhe në SYRI.net.

Kjo është  dhurata e SYRI TV dhe SYRI.net për të gjithë tifozët e Tiranes që ta ndjekin ndeshjen falas, meqenëse nuk lejohet të shkohet në stadium.

Ndeshja do të vijë në komentin e të mirënjohurit Kosta Grillo dhe ish-futbollistit të Tiranës dhe trajnerit të Shpresave, Alban Bushi.

Të martën në ora 20:00 ekskluzivisht në SYRI TV dhe SYRI.net KF Tirana – Cervena Zvezda, e gjitha falas.