Ka mëse 1 vitë që “Telegraf” ka denoncuar faktin që një fabrik për prodhimin e letrave të ambalazhit po ndërtohet në zonën industriale të Tiranës.
Pas kësaj fabrike fshihen pushtetarë aktualë qëndrorë dhe lokalë të rilindjes të cilët fituan një projekt në kuadrin e heqjes së qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me letra.
Ky projekt kredi – falas ka kushtuar rreth 27 milion të cilën e morën të afërm dhe menaxher që rregullojnë pasurinë apo paratë e padeklaruara si dhe krijimin e monopolit të ambalazhimit i cili i ka fitimet mbi 50 milion euro në vit. Duhet të këmi parasysh që heqja e qeseve plastike nga bizneset e Tiranës nuk përfshijnë vetëm ato të biznesit në rang qarku por edhe të tregtarve të shumicës të cilët furnizojnë gjithë republikën, pa harruar edhe fabrikat e plastikës që funksionojnë në zonën e kryeqytetit.
Sinjali i parë u dha para 1 viti kur nëpërmjet marketingut dhe propagandës u paralajmërua largimi i qeseve të plastikës nga ambalazhimi i bukës, dhe produkteve të tjera ushqimore dhe industriale. Po qeset e reja, që zëvendësojnë këto të deritanishmet, a nuk janë edhe ato plastike? Justifikimi me trashësinë, gjerësinë, etj. janë thjesht justifikime, pasi fare mirë tregëtarve dhe fabrikës mund tja kërkojë me kohe një gjë të tillë dhe jo ta bëjë fakt, duke vendosur kritere, që i kanë vetëm ata që kanë përgatitur këto specifikime….
Madje të gjithë e kemi parasysh sulmet që bëheshin edhe ndaj tregtarve të qumështit dhe fshatarve që sillnin produktet e qumështit dhe kosit me bidona plastikë ,për gjoja papastërtinë e tyre , kur ne sot dhe gjithë ditën po ato bidona plastik përdorim për ujin. E nëse tek qumështi ka filluar amballazhi i kartonit tek të tjerat pritet zëvendësimi gradual. Madje, madje edhe lypsave dhe romëve ju hoq e drejta e grumbullimit të letrave, plastikës nga koshat, pasi këta shtetar së bashku me sejmenët e tyre që menaxhojnë bizneset e tyre i kishin bërë mirë llogaritë deri në fitimin e qindarkës së fundit. Por shqiptarët paguajnë edhe taksën e pastrimit, ndërkohë që duhet ti rimbursohet ambalazhi pasi këtë e paguajnë kur blejnë në dyqane, madje e paguajnë edhe me tvsh. Atëherë si ka mundësi që ky mallë u jepet falas këtyre ricikluesve dhe nga ana tjetër paguajmë edhe taks pastrimi?!
Futja në treg pikërisht e fabrikave të letrës, licencimi i tyre, kosto zero e ndërtimit pasi janë marë me kredi të pakthyeshme në kuadrin e ekologjisë së letrës dhe pa plastikë kanë bërë që të nisë falimentimi i qindra bizneseve të prodhimit,shumicës,pakicës dhe mbi të gjitha rritja e kostos ushqimore tek konsumatori i thjesht apo e thënë ndryshe qytetari i zakonshëm.
Pasi morën me të ashtëquajturën PPP ( koncesion) gjithçka, rritën ujin por investime nuk bënë dhe janë ato të kohës së monizmit, shtuan taksat për ujrat e zeza por asnjë sistem i ri nuk është ngritur, futën taksa për shtëpitë që janë paguar njëherë në bashki kur është miratuar ndërtimi, rritën çmimin e enrgjisë por HEC-e të reja nuk kanë bërë që nga koha e Enverit , ku fitimet si 6-mujor i parë i 2018, kanë arritur në 100 milion euro nga shitja e energjisë, tashmë radhën e kishin produktet e përditshme dhe nesër do fillojnë projektet e tjera si parqet kombëtare ku së shpejti do bëhet publik një PPP në zonën Tepelenë-Përmet pasi edhe për të janë siguruar 47 milion euro kredi falas, gjoja për mjedisin e cila do menaxhohet nga ustallarët e pushtetit.
Rritja e çmimeve të librave, monopoli i tyre, pagesat e shtrenjta në universitetet shtetërore, vendosja e pagesave në rrugë ,pavarësisht se rrugë të reja nuk bëhen, monopolizimi i plazhit,rërës,ujit dhe diellit duke paguar edhe shezlonet ,përbëjnë një tjetër skandal , i cili varfëron çdo ditë qytetarët e varfër të shqipërisë duke i detyruar të marrin arratinë në qytetet e botës dhe familjarve e emigrantëve, nënave dhe baballarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të rinisin këngët e kurbetit në vend të ninullave për fëmijët e fëmijve të tyre.
Po mirë që bënë fabrikë për ambalazhin e letrës, po si nuk kujtohen që të bëjnë edhe librat e shkollës në to dhe t’ua shpërndajnë falas shqiptarve të etur për dije?