Erdogan: Akuza për genocid, shantazh ndaj Turqisë

898

erdogan ne focus-2Akuza se Perandoria Otomane kreu genocid kundër armenëve po përdoret si “një shantazh kundër Turqisë”.

Kështu ka deklaruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim televiziv, ku ka komentuar vendimin e Gjermanisë për të njohur genocidin armen.

“Çështja armene është një mundësi e mirë për të shantazhuar Turqinë në të gjithë botën dhe ka filluar të përdoret si një shkop për të goditur”, ka deklaruar Erdogan.

Duke theksuar se, Ankaraja nuk do t’i pranojë kurrë këto akuza, presidenti ka shtuar se, “vetëm Gjermania nuk ka të drejtë të flasë për genocid, duke pasur parasysh atë që ka bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Dy ditë më parë Gjermania aprovoi një rezolutë që e shpall genocid vrasjen masive të armenëve nga otomanët gjatë Luftës së Parë Botërore. Paralajmërimet e Ankarasë se ky veprim mund të cenojë marrëdhëniet dy palëshe nuk e penguan Bundestagun të hidhte këtë hap në kohën kur Bashkimi Europian ia ka nevojën Turqisë për të frenuar fluksin e emigrantëve.

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: